Kombëtarja gati për Kazakistanin, Reja vështirësi në përzgjedhjen e formacionit

9 Tetor 2020 | 11:18

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e  Nations League përballë Kazakistanit. 

Me përfaqësuesen është bashkuar së fundmi edhe Vrioni i cili kishte ngecur në Itali për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Përpara nisjes, tamponët kanë rezultuar të gjithë negative që do të thotë se në këtë aspekt nuk do të ketë pengesa.

Trajneri Edoardo Reja nuk do ketë në dispozicion Tomas Strakoshën, Myrto Uzunin dhe Jon Mersinajn, duke qenë se të tre kanë shfaqur probleme fizike gjatë seancave stërvitore dhe janë larguar për tu riaftësuar me klubet e tyre.

Sa i takon formacionit, trajneri Reja pritet të këtë disa ndryshime duke marrë parasysh edhe mungesat që ka në skuadër.

Në vend të Strakoshës do jetë Berisha. Nga minuta e parë pritet që ta nisë mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla që do formojë treshen e mbrojtjes së bashku me Gjimshitin dhe Dermakun.

Një fanellë titullari pritet të ketë edhe për Kallakun i cili do vendoset në mesin e fushës së bashku me Abrashin dhe Baren ndërkohë që Veseli dhe Memola do mbështesin nga krahët.

Në majën e sulmit trajneri pritet t’i besojë Armando Brojës dhe Rey Manajt.

Ndeshja përballë Kazakistanit luhet të dielën.

 

Lexoni gjithashtu: 

Optimizëm te Kombëtarja, Kumbulla dhe Uzuni: Do të futemi në fushë për të fituar

Kombëtarja shqiptare ‘e sakatuar’ në dy ndeshjet e ardhshme

Risi në listën e Kombëtares, trajneri Edoardo Reja grumbullon pesë futbollistë të rinj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026