Kombëtarja kërkon revanshin përballë Lituanisë, priten sërish ndryshime në formacion
Tashmë nuk ka vend për hapa fals e nuk ka më kohë për alibi, kombëtarja duhet të fitojë dhe duhet ta bëjë që në ndeshjen e sotme.
Përballë Lituanisë nuk do të jetë aspak e lehtë, këtë e dinë si trajneri Reja ashtu edhe futbollistët që me sa duket se kanë mësuar nga gabimet në ndeshjen e parë dhe janë gati për revansh.
Në formacion sërish priten ndryshime.
Në mungesë të Strakoshës në portë pritet ta startojë Etrit Berisha ndërkohë që përpara tij priten Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku
Në mesin e fushës Kallaku dhe Bare duken të padiskutueshëm ndërkohë që Armir Abrashi është në pikëpyetje.
Nga krahët sërish do ketë ndryshme pasi nga minuta e parë tekniku mund t’i besojë Albi Dokës dhe njërit mes Ermir Lenjanit dhe Memolles që pritet t’i japin atë shpejtësi që i ka munguar përfaqësueses sonë në dy ndeshjet e fundit.
Ndërkohë që në repartin e avancuar Armando Broja ka gjasa ta nisë sërish si titullar ndërkohë që Seferi dhe Vrioni janë në balotazh për të zënë vendin e Rei Manajt.
Përfaqësuesja synon kreun në grupin e katërt të Ligës C ku për momentin renditet e dyta në kuotën e katër pikëve.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta