Kombëtarja kërkon tri pikët, Reja: Përballë Lituanisë e vështirë, duhet të ushtrojmë presion
Barazimi përballë Kazakistanit është lënë pas dhe tashmë Kombëtarja Shqiptare mendon për Lituaninë.
Për trajnerin Edoardo Reja do jetë një ndeshje e vështirë, prandaj pret që skuadra të ketë mësuar nga humbja në ndeshjen e parë që u luajt në Tiranë.
“Në aspektin fizik do të kemi një kundërshtar shumë të përgatitur, por do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre. Duhet të ushtrojmë presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, të arrijmë në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes”,- u shpreh Reja.
Për kapitenin e kombëtares Etrit Berisha nuk ka më vend për hapa fals pasi ndeshja përballë Lituanisë është vendimtare dhe për ta fituar duhet dhënë më shumë se maksimumi.
“Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë muajin e kaluar. Megjithatë gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes nesër dhe duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë”,- tha Berisha.
Takimi përballë Lituanisë do të luhet të mërkuren në datën 14 tetor.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta