Kombëtarja zhgënjen sërish, barazim pa gola përballë Kazakistanit

12 Tetor 2020 | 05:59

Kombëtarja shqiptare nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi 0-0 në transfertë përballë Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Në fakt pritej një takim i lehtë për kuqezinjtë, ku skuadra përfaqësuese do të bënte kthesën pas humbjes surprizë përballë Lituanisë, por në fakt në fushën e lojës u pa krejt e kundërta.

Pavarësisht se Edoardo Reja kishte bëre ndryshime në formacionin titullar duke ju dhënë hapësirë të rinjve, skuadra u duk e paqartë dhe pa ide.

Kundërshtari ishte i një niveli jo të lartë por sërish mundi të vinte disa herë në vështirësi kombëtaren shqiptare.

Pas këtij barazimi, përfaqësuesja ndodhet në kuotën e 4 pikëve në grupin e katërt të ligës C.

 

Lexoni gjithashtu: 

Sfida me Kazakistanin, Shqipëria kërkon fitoren në transfertë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026