Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Të prekurve me COVID-19 po u cenohet e drejta e votës
Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet se institucionet në vend do të duhet të kishin marrë masa që më 25 prill t’i garantohej vota të gjithë personave mbi 18 vjeç. Ai tha se raste diskriminimi mund të përbëjnë mohimi i kësaj të drejte për pacientët me COVID-19.
“E drejta e votës duhet t’i garantohet çdo shtetasi mbi 18 vjeç dhe organet duhet të marrin masa që t’i ofrohet mundësi gjithsecilit, edhe për faktin se kjo e drejtë ushtrohet një herë në katër vjet, që në atë moment mund të jetë i pamundur për të shkuar në qendrën e votimit”, u shpreh z. Gajda.
“Në dijeninë time edhe ne nuk kemi një parashikim të qartë ligjor se çfarë ndodh për pacientët që janë të pamundur që të shkojnë në qendrën e votimit. Ndërsa në rastin e Kosovës kjo është në ligj ku kujto duhet t’i garantohet e drejta e votës”, shtoi Komioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që përcaktoi dy javë karantinë për këdo që hyn nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, ia tha se në këtë rast nevojitet një arsyetim i qartë për këtë kufizim lirie ndërsa për ta cilësuar diskriminim do të duhet të gjendjet një shkak specifik që lidhet me dy shtete.
“Kur bëhen kufizimet do të duhet të ketë një arsyetim të qartë pasi bëhet fjalë për një kufizim lirie dhe në këtë rast të lirisë së lëvizjes. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë e fokusuar vetëm në këto dy shtet në një kohë kur shtim të rasteve ka pasur dhe në Itali dhe Kosovë. Për diskriminim është pak e vështirë të flasim pasi do të duhet një shkak specifik që lidhet me këto dy shtet. Më shumë më duket një vendimmarrje e pakuptimtë dhe e paarsyeshme”, deklaroi z. Gajda.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha se deri tani ka marrë sinjalizime nga persona me aftësi të kufizuara që lidhen me problematikën e aksesit në qendrat e votimit pasi edhe në të kaluarën janë ndeshur me këtë shqetësim.
“Bashkitë janë autoritetet përgjegjëse për të siguruar akses për të gjithë personat dhe i jemi drejtuar të gjithë bashkive për të na dhënë një informacion për numrin e qendrave të votimit dhe nëse këto qendra garantojnë akses për persona me aftësi të kufizuar. Konkretisht bëhet fjalë për disa kategori për persona paraplegjik, tetraplegjik dhe për persona të verbër, por njëkohësisht nëse ofrohet asistencë për personat që nuk dëgjojnë”, tha z. Gajda.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shtoi se në pjesën më të madhe qendrat e votimit ndodhen në shkolla dhe kopshte ku garantohet aksesi për persona me aftësi të kufizuara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta