Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Elizabeta Imeraj

5 Korrik 2021 | 23:19

Komisioneri Publik ka bërë ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren, Elizabeta Imeraj.

Komisioneri Publik, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe pretendohet se znj. Elizabeta Imeraj, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës,

Elizabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga KPA më 1 prill të këtij viti por sipas përfaqësuesit të ONM, Theo Jacops ka probleme me justifikimin e pasurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026