Komisioneri Varhelyi: I kemi propozuar BE-së që të hapë kufijtë
Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë vizitës në Shqipëri ka deklaruar se KE u ka propozuar vendeve anëtare të BE që të rihapin sërish kufijtë e mbyllur për shkak të pandemisë.
“Ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare, janë ato që do të vendosin. Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin sërish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shtete e tjera të hyjnë në BE, në veçanti nga Ballkani perëndimor, edhe pa pasur arsye thelbësore. Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, tha Komisioneri për Zgjerimin.
Nga Rinasi, ku qëndroi pak orë, z. Varhelyi theksoi se hapja e kufijve mund të bëhet për ato vende që kanë rënie të infektimeve por megjithatë shtoi vendimi i takon secilit shtet.
“Ne për këtë po përdorim të dhëna epidemiologjike. Qytetarët e atyre vendeve që kanë një situatë të mirë epidemiologjik të kenë mundësi të vizitojmë vendet e BE, si dhe ata individë që janë të vaksinuar. Shpresoj që gradualisht të rifillojmë të kemi një verë që do t’í ngjajë asaj normale”, deklaroi zyrtari i KE.
Z. Varhely ndodhej në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik për shpërndarjen e vaksinave. Vendi ynë do të përfitojë nga unioni 145 mijë doza “Pfizer”, 4700 të parat, erdhën mbrëmë.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Varhelyi: Presim rezultatin përfundimtar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta