A do të penalizohet qeveria për Kodin Zgjedhor? Komisioneri Varhelyi: Po analizojmë ndryshimet
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin, Edi Rama tha se Komisioni Evropian është duke analizuar ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor që mazhoranca miratoi këtë javë në Parlament. Por, ai theksoi se, fakti që nuk ndalohen koalicionet pas zgjedhjeve nuk shikon ndonjë problem të madh, por shtoi se reforma zgjedhore mbetet kusht për tryezën ndërqeveritare Shqipëri-BE.
“Sa i përket reformës zgjedhore ne për momentin po analizojmë ndryshimet që ka votuar Parlamenti. Për aq kohë sa koalicionet pazgjedhur nuk ndalohen, nuk bëhen më të vështira do të lejohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur. Nuk mund të kufizojmë të drejtën e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit shpresoj që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.
Një tjetër kusht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ajo të jetë funksionale. Për këtë pikë, Kryeministri Rama nga ana e tij tha se, kjo është çështje që nuk varet nga qeveria. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se, reforma e thellë në drejtësi nuk duhet ta penalizojë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, duke thënë se në fakt konferenca ndërqeveritare duhej të ishte mbajtur vite më parë.
“Nuk jam në gjendje të bëj parashikime pasi nuk është një proces që varet nga qeveria. Reforma ka bërë që procesi të jetë krejtësisht i pavarur. Bindja ime, është që Shqipëria nuk mund të penalizohet sepse ka bërë spastrimin shumë të madh. Ne nuk kemi gjykatë funksionale jo sepse e kemi pezulluar por sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë dhe as në imagjinatë nuk e ka parë jo vetëm asnjë qeveri paraardhëse këtu, por asnjë vendi i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer plotësimi kërkon kohën e vet. Vetingu po ecën përpara, monitorohet nga BE nuk varet nga qeveria. Nga ana ime unë mendoj se Shqipëria duhet ta kishte bërë konferencën ndërqeveritare vite për para, por këtë e vendos BE dhe jo ne”, deklaroi Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta