Komisionerja e BE: Koha për të parë me sy tjetër marrëdhëniet me Turqinë

4 Shkurt 2026 | 20:00

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për të shikuar me sy tjetër marrëdhëniet, pasi partneritetet më të forta midis BE-së dhe Turqisë do të ishin fitimtare për të gjithë.

“Ka më shumë gjëra që lidhin BE-në dhe Turqinë sesa ato që na ndajnë, dhe ne duhet të punojmë vërtet për këtë”, tha ajo duke theksuar se “ekonomitë janë shumë të ndërvarura”.

Kos tha se mezi pret vizitën e saj të parë zyrtare në Turqi dhe shpjegoi se kishte pasur kontakte intensive me homologët e saj turq që nga dita e parë e mandatit të saj, veçanërisht me Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

Ajo pohoi se vizita e saj përputhet me qasjen e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan me qëllim hapjen e një perspektive të re në marrëdhënie.

“Po jetojmë vërtet në kohë sfiduese. Bota po ndryshon përreth nesh. Po shohim rikthimin e sjelljes imperiale, ndërsa Kina, Rusia dhe SHBA-të po ndërtojnë në mënyrë agresive sferat e tyre të interesit”, tha Kos.

Përballë këtyre sfidave gjeopolitike, Kos kërkoi forcimin e bashkëpunimit, duke vënë në dukje: “Ekonomitë tona janë shumë të ndërvarura. Çfarëdo që ndodh në fushën e migracionit në secilën palë po ndikon në anën tjetër.”

Kos shprehu shpresën se marrëveshja e paqes në Ukrainë do të nënshkruhet së shpejti për të “ndryshuar realitetet në Evropë dhe veçanërisht në Detin e Zi, ku e shoh Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm tashmë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026