Komisionerja e BE, Kos: SPAK institucioni më i besuar, duhet mbrojtur dhe forcuar

9 Korrik 2025 | 07:10

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, iu drejtua të martën deputetëve në Parlamentin Evropian duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së SPAK-ut dhe përshpejtimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sipas raportit të progresit për vitet 2023–2024.

“SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar,” tha Kos, duke vlerësuar angazhimin e reformës në drejtësi, sidomos të Strukturës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ajo theksoi se bisedimet me Shqipërinë po ecin me shpejtësi, megjithëse ende ka punë për t’u bërë:

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur.”

Në përfundim, Kos nënvizoi se në kontekstin aktual gjeopolitik, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mbeten një prioritet gjeostrategjik për BE-në.

Të dy raportet e progresit për Shqipërinë në dy vitet e fundit do të miratohen këtë të mërkurë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit

Një studim sugjeron se chatbot-et e inteligjencës artificiale u ofrojnë votuesve udhëzime të pasakta, jokonsistente dhe të pabesueshme, duke i pyetur se cilën parti duhet...
07:40 | 21/07/2026

Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE

Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën...
19:32 | 20/07/2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga...
14:06 | 20/07/2026