Komisioni Evropian 115 milionë euro ndihmë, 1 vit pas tërmetit vijojnë programet e ‘BE për Shkollat’ dhe ‘BE për Kulturën’

26 Nëntor 2020 | 18:06

Një vit më parë Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 i shkallës Rihter që shkaktoi viktima të konsiderueshme, si dhe dëmtime të mëdha të pronës publike dhe private, përfshirë objekte arsimore dhe monumente të trashëgimisë kulturore.

Komisioni Evropian dha 115 milionë euro në grante për të mbështetur rindërtimin. Programi “BE për Shkollat” ofron 75 milionë euro për të rindërtuar dhe riparuar  58 objekte arsimore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti nga  UNDP.

Programi “BE për Kulturën” ofron 40 milionë euro për rehabilitimin e siteve të trashëgimisë kulturore nga UNOPS.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca teksa vizitoi në fillim të kësaj jave dy nga shkollat që aktualisht po riparohen dhe rindërtohen në Durrës dhe Krujë, tha se që nga dita e parë, Bashkimi Evropian ka qenë vazhdimisht në vijën e parë të frontit për të ndihmuar Shqipërinë.

“Shkollat janë simboli i vërtetë i rimëkëmbjes për shoqërinë dhe ofrojnë një fillim të ri për fëmijët e prekur nga shkatërrimi i shkollave të tyre.

Kantieret e ndërtimit që vizitova janë mishërimi i lidhjeve të forta të solidaritetit mes qytetarëve të BE-së dhe të Shqipërisë. Që nga dita e parë, Bashkimi Evropian ka qenë vazhdimisht në vijën e parë të frontit për ta ndihmuar Shqipërinë”, u shpreh ambasadori i BE në vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026