Komisioni Evropian i tërheq vëmendjen Serbisë për deklaratat e ditëve të fundit
Komisioni Evropian, si rrallë herë kur vjen fjala për të kritikuar qëndrimet apo deklaratat zyrtare nga Serbia, i ka tërhequr sot vëmendjen vendit që negocion anëtarësimin në BE, për të respektuar detyrimet që burojnë nga ky proces.
I pyetur gjatë konferencës së mesditës në Bruksel, mbi një deklaratë të ditëve të fundit të zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili kërcënoi të gjithë ata serbë që flasin në favour të zbulimit të varreve masive në Serbi ku janë fshehur, ndër të tjerë, edhe trupat e viktimave të luftës në Kosovë, si dhe sa ndikon kjo në detyrimet që ka Serbia për fqinjësi të mirë dhe për procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe për pajtimin në rajon, zëdhënësi për çëshjet e jashtme dhe sigurinë në BE, Peter Stano, u përgjigj se megjithëse Komisioni nuk komenton kurrë deklaratat e të tjerëve, kësaj here përbën një përjashtim.
“Në përgjithësi ne gjithnjë themi se nuk na takon neve të komentojmë të thënat e ndryshme nga përfaques apo udhëheqës politikë të partive politike në vendet tona patnere, por këto ditët e fundit ne kemi vërejtur ndërkohë deklarata të ndryshme të cilat prekin çështjet e pajtimit, bashkëpunimit rajonal dhe mardhënieve të mira fqinjësore.
Pra meqë pyetët për qëndrimin tonë, dua të theksoj se: Duhet të jetë e qartë për të gjithë përfaqësuesit nga vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, se ata duhet të përmbushin detyrimet e tyre për të përforcuar mardhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat BE i respekton dhe po i çon përpara. Udhëheqësit politikë në të gjitha këto vende duhet vërtet të udhëheqin me shembullin e tyre duke zgjedhur të punojnë sëbashku, të promovojnë bashkëpunimin, të promovojnë klimën e besimit të ndërsjelltë, të respektit dhe të mirëkuptimit. Dhe jo të bëjnë hapa apo komente në anën e kundërt,” tha Peter Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Kosova numëron me mijëra persona të zhdukur e të pagjetur ende nga koha e luftës, ndërkohë që çështja e gjetjes së tyre është edhe një prej temave të dialogut që ndërmjetësohet nga BE. Ndërkohë që ditët e fundit, nga Serbia kanë ardhur disa deklarata nga ministra të ndryshëm me kërcënime si ato në rastin e Daçiç, apo deklarata në faqen zyrtare me ofendime dhe terma rracistë për shqiptarët në veçanti si ato nga ministri i mbrojtjes Vulin, deklaratë kjo për të cilat pati dhe reagime në twitter dhe kërkesë llogarie për Presidentin Vuçiç nga kryeministri shqiptar Rama.
Lexoni gjithashtu:
Rama i kërkon Vuçiçit të dënojë deklaratën e ministrit të tij: Spektakël i neveritshëm
Ministri serb i Mbrojtjes i përgjigjet Ramës: Do mbahesh mend vetëm për çorapet
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta