Komisioni i inceneratorëve shtysë për SPAK, sipas kryeredaktorit të BIRN

23 Shkurt 2022 | 21:13

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta thotë se Komisioni Hetimor për inceneratorët ka bërë që kjo temë të ketë një vëmendje të shtuar nga qytetarët.

Sipas gazetarit, qëllimi i hetimit parlamentar është verifikimi i procedurave nëse ka pasur shkelje.

Komisioni shtoi ai, është një shtysë për SPAK për ta çuar më tej hetimin.

Nga ana tjetër, Likmeta theksoi se ka pikëpyetje pse SPAK ka marrë në pyetje zyrtarë të përfshirë vetëm pak ditë para se të paraqiteshin në komision.

Lidhur me përgjigjet e dhëna nga kryeministri, Edi Rama, kryeredaktori i BIRN e cilësoi absurde pretendimin për “revolucion mjedisor”.

“Në komision pranoi se BE ka shqetësime për këto koncesione sepse nuk shkojnë përmes politikave mjedisore. Nuk mund të ketë revolucion mjedisor kur asnjë nga aktivistët nuk thotë se kjo është mënyra e duhur e menaxhimit të mbetjeve”, tha ai.

Gazetari tha se revolucion do të kishte në rast të riciklimit të mbetjeve dhe pretendimi i Ramës është “mungesë totale e informimit, humbje e kontaktit me realitetin ose përpjekje për një mashtrim të trashë të qytetarëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026