Komisioni i Venecias i jep dritën jeshile nisjes së vettingut në Kosovë
Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për të filluar me procesin e vettingut dhe për të formalizuar punën për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Vendimi është marrë në seancën e djeshme dhe është kumtuar sot nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që doli në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.
Haxhiu, që është kthyer sot në Kosovë pasi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias, tha se në draft-opinionin për vettingun, i cili së shpejti pritet të bëhet publik, konstatohet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi si dhe rekomandohet ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar për një gjyqësor me një integritet profesional dhe efikas.
“Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori përmes një mekanizmi të jashtëm, pra niveleve të larta”, deklaroi Haxhiu.
Komisioni, sipas Hahxiut, ka konstatuar se në kontekstin e Kosovës, një vetting efektiv do të kërkonte domosdoshmërisht kombinim të masave të ndryshme që do të kenë efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë,
Komisioni i Venecias, pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë mendim edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, duke theksuar se për konfiskimin përfundimtar të pasurisë do të duhet të vendosë gjykata.
Për të miratuar vettingun me ndryshimet kushtetuese kërkohet edhe mbështetja e mbështetja e partive opozitare dhe të komunisteve për të kaluar në Kuvend. Ajo u shpreh se është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me të gjithë palët e përfshira.
“Do të jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor, edhe me Këshillin Prokurorial sikurse edhe me përfaqësues të tjerë, qoftë nga organizatat e shoqërisë civile, por edhe partnerë ndërkombëtare dhe partitë opozitare. Vetëm që këto reforma sa më shpejtë të jetësohen… Ne do të procedojmë sa më parë në Kuvend me ndryshimet kushtetuese dhe më pas me ndryshimet e tjera ligjore”, përfundoi Haxhiu.
Ndërsa kryeministri Kurti tha se drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të shtetit demokratik dhe se në mungesë të drejtësisë nuk mund të flitet për të drejtat e njeriut, për konkurrencë të lirë, për investime në ekonomi e as për punësim e demokraci.
Edhe Kurti u zotua se çdo gjë që kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i dërgohet Kuvendit ne afat rekord, pasi, siç tha ai, reforma më nuk mund të presë e qytetari më nuk mund të durojë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta