Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Teprohet me masat arrest me burg, mbi 18 milionë euro kosto për të mbajtur të paraburgosurit
Sistemi shqiptar i drejtësisë kërkon dhe jep me tepricë masa arrest me burg duke shkaktuar mbipopullim shqetësues të paraburgimeve, kosto të lartë për buxhetin e shtetit dhe probleme për trajtimin e të miturve.
Këtë e ka nxjerrë në pah një raport i fundit i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) i cili vë në dukje se vetëm gjatë vitit 2019, shteti shqiptar pagoi mbi 18 milionë euro (2.2 miliardë lekë) për të mbajtur në paraburgim 2,268 persona.
Një pjesë e të paraburgosurve janë vënë në këtë masë për shkelje penale që nuk konsiderohen si rrezikshmëri e lartë shoqërore, për këtë pjesë KShH kujton periudhën pas vitit 2015 kur vjedhja e energjisë elektrike apo shkelja e rregullave të qarkullimit duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit u konsideruan shkelje penale.
Komiteti shprehet se problemet me masat “arrest me burg” shtrihen përtej gjykatave, duke përfshirë edhe organin e akuzës, policinë gjyqësore, por dhe avokatët.
Raporti, i cili është i pari i këtij lloji në Shqipëri, ka analizuar rreth 400 seanca dhe mbi 1,800 vendime gjyqësore.
Prej tyre është nxjerrë si përfundim se proceset që shqyrtojnë masat e sigurisë janë kthyer në “procese mekanike”, “formale” dhe shpesh “me mbrojtje jo aktive”, kjo pasi avokatët përgjithësisht “nuk paraqesin prova për të mbrojtur të drejtat e klientëve”.
KShH e argumenton këtë me faktin se, kryesisht avokatët e caktuar nga shteti, nuk kanë mjaftueshëm kohë për të takuar dhe folur me personat apo familjarët e tyre.
Mbipopullimi i sistemit të burgjeve dhe efektet negative që lindin prej saj, sidomos për rastet e të miturve dhe të rinjve, nuk është marrë asnjëherë parasysh nga vendimet e gjykatave të shqyrtuara nga KShH.
Komiteti thekson se në masa shumë të rralla është përdorur masa e sigurimit kundrejt garancisë pasurore.
Krahasuar me një vit më parë (2018, 5.18 për qind) në vitin 2019 kishte më shumë të mitur në paraburgim (6 për qind e të paraburgosurve).
Raporti ngre shqetësimin për zhvillimin pa një arsye të specifikuar të seancave gjyqësore me dyer të mbyllura, ndërsa thekson faktin se gjykatat paragjykojnë qytetarët duke i konsideruar automatikisht persona të rrezikshëm nëse ata janë me precedencë penale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta