Komiteti Hetimor rus kërkon informacion për vdekjen e 4 turistëve

19 Tetor 2021 | 13:13

Vdekja e 4 turistëve rusë në një hotel në fshatin Qerret në Kavajë ka shkuar deri në nivelet më të lartë të Moskës.

Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, ka udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes të shtetasve rusë.

Të premten e 15 tetorit katër turistë rusë, 2 burra dhe 2 gra u gjetën të pajetë brenda një saune në një hotel në zonën e Qerretit, Kavajë.

2 dhomat e hotelit ku qëndruan turistët i janë nënshtruar këqyrjeve të eksperteve, ndërsa grupi hetimit po pret përgjigje e disa analizave dhe raportit final të ekspertizës mjeko-ligjore.

Nuk dihet se çfarë procedure do të ndiqet për tërheqjen e trupave nga morgu, ndërkohë hetuesit kanë pyetur edhe turistët e tjerë të grupit qe kishin vizituar Shqipërinë.

Dyshohet se viktimat u asfiksuan nga qëndrimi më gjatë se ç’duhet në ambientet e saunës, por hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes vijojnë.

Për këtë ngjarje të rëndë ka pasur edhe një reagim nga ambasada ruse në Tiranë, e cila ka theksuar se pret një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së shtetasve rusë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026