Kompania hungareze do të blejë aksione ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë
Kompania hungareze, MOL, mund ta blejë një pjesë të aksioneve në Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, e cila është në pronësi ruse, dhe bisedimet për këtë mundësi janë ende duke vazhduar, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.
Serbia duhet ta gjejë një blerës për NIS-in, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë së tij ruse. Këto sanksione kanë ndalur furnizimet me naftë të papërpunuar nga tubacioni kroat, JANAF.
Beogradi ka paralajmëruar se NIS, si rafineria e vetme e naftës në Serbi, do të detyrohet të mbyllet këtë javë, nëse zbatimi i sanksioneve nuk shtyhet.
Orban, i cili u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë një vizite në Serbi të enjten, tha se do të zhvillojë bisedime të premten për t’u siguruar se Hungaria do të marrë mjaftueshëm naftë dhe gaz rus, gjë që do t’ia mundësonte asaj gjithashtu ta furnizojë me naftë të papërpunuar edhe Serbinë fqinje.
Orban nuk tregoi se ku ose me kë do të zhvillonte bisedimet, pas raporteve se ai pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë të premten.
Lideri hungarez është aleat si i Putinit, ashtu i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është siguruar që Hungaria të vazhdojë të marrë naftë dhe gaz rus, pavarësisht përpjekjeve të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për ta ulur varësinë nga energjia ruse.
Orban tha gjithashtu se Hungaria “me kënaqësi” do të merrte rol në NIS-in e Serbisë, por se i takon Serbisë të vendosë për të ardhmen e rafinerisë së saj të goditur nga sanksionet amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit
Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE
Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)