Komuna e Deçanit i heq të drejtën e menaxhimit kompanisë së ujësjellësit

15 Korrik 2021 | 17:22

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë më në menaxhim Komunën e Deçanit.

Ky vendim u bë i ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, pas publikimit të rezultateve së analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), sipas të cilit në ujin e pijshëm janë konstatuar baktere.

“Kompani Rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do e ketë më Deçanin në menaxhim, kompania do jetë kompani, që do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit”, theksoi Ramosaj.

Ai u shpreh se deri tani kanë kërkuar trajtim mjekësor 1 392 qytetarë. Që nga e shtuna, Komuna e Deçanit është duke u ballafaquar me një numër të madh të helmimeve nga uji i pijshëm. Përfaqësuesit më të lartë shtetërorë kanë bërë apel që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026