Konfiskim ndërtimeve pa leje, ligji i ri vjen me masa penalizuese
Ndërtimet që shkelin me mbi 10% lejen e ndërtimit do të konfiskohen nga shteti. Parlamenti ka miratuar një paketë ligjesh që lidhen me sektorin e ndërtimit në vend, për disiplinimin e tyre si dhe për vënien nën kontroll të ndërtimeve pa leje.
Si risi të re ligji ka vendosur detyrimin e ndërtuesve që krahas dokumenteve teknike në fazën e aplikimit për leje ndërtimit, të pajiset edhe me kontratën e sigurimit të objektit. Vendim ky që vjen pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.
Risi janë edhe masat shtrënguese për personat që shkelin lejet e ndërtimit. Hapi i parë që aplikon ligji është shembja e shtesave në rastet kur konstatohen në fazën e nderimit. Në rastet e shtesave anësore apo shtesë kati, nëse nuk zënë më shumë se 2% të sipërfaqes së objektit, sërish do të shemben.
Ligji parashikon jo vetëm shembjen por edhe konfiskimin e ndërtimeve. Në rastet kur shtesa anësore apo shtesat e katit, që janë jo më shumë se 2% të sipërfaqes së objektit dhe shembja e tyre cenon qëndrueshmërinë e tij, atëherë ato kalojnë në favor të njësive të qeverisjes vendore apo programeve të strehimit.
Por, kur leja shkelet në mbi 10% të sipërfaes totale të objektet dhe nuk cenon qëndrueshmërinë, atëherë konfiskohet e gjithë godina në favor të autoriteteve shtetërore. Por, ndërtimet pa leje nuk do të shkojnë pa sanksione financiare. Pesë milionë lekë është parashikuar gjoba në rastet e ndërtimeve pa leje brenda zonave të zhvillimeve të kontrolluara, zonave me përparësi turizmin, zonave të mbrojtura dhe pranë monumenteve të kulturës.
Edhe procedura për marrjen e lejeve të ndërtimit parashikon gjoba në rast se shkelet. Dy milionë lekë do të jetë sanksioni në rast se ndërtimi fillon vetëm me lejen e njësive vendore, pa marrë më parë autorizimin e Këshilli Kombëtar i Territorit. Këtyre sanksioneve i shtohet edhe detyrimi për të paguar për shembjet në rastet e parashikuara në ligj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta