Konfiskimi i anijeve tregtare, Rusia akuzon Britaninë: Është një veprim armiqësor!
Moska ka reaguar ashpër ndaj planit të qeverisë britanike për të konfiskuar anije tregtare ruse në ujërat territoriale të Mbretërisë së Bashkuar, duke e cilësuar atë si një veprim “thellësisht armiqësor” dhe duke paralajmëruar kundërpërgjigje.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse akuzoi Mbretëria e Bashkuar se po vepron në kundërshtim me pretendimet e saj për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve, duke përmendur edhe përdorimin e raketave britanike nga Ukraina në sulme ndaj civilëve në rajonin Bryansk.
Sipas palës ruse, vendimi i Londrës për të sekuestruar anije të lidhura me Rusia në ujërat e saj territoriale përbën një shkelje të rëndë dhe një akt të njëanshëm që synon të dëmtojë interesat ruse.
Më herët, kryeministri britanik Keir Starmer autorizoi forcat ushtarake britanike të ndalojnë anije që konsiderohen pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”. Pas ndalimit, autoritetet britanike mund të nisin procedime penale ndaj pronarëve, operatorëve dhe ekuipazhit për shkelje të sanksioneve.
Sipas qeverisë britanike, deri më tani janë vendosur masa ndaj 544 anijeve të dyshuara se kanë lidhje me Rusinë.
Moska i cilëson këto masa si “akte piraterie”, duke paralajmëruar se veprime të tilla jo vetëm që do të dëmtojnë Rusinë, por edhe vendet që varen nga burimet energjetike. Sipas deklaratës, këto zhvillime tregojnë një tendencë për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës tashmë të tensionuar në fushën e sigurisë dhe tregtisë ndërkombëtare.
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë