Konflikt për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, biznesmeni pretendon se i është hequr padrejtësisht leja

29 Qershor 2021 | 12:27

Konfliktet për menaxhimin e vijës bregdetare duket janë shtrirë nga veriu në jug. Pas ngjarjeve të shënuara në Velipojë dhe Dhërmi, një konflikt është regjistruar në Ksamil ditën e djeshme.

Pronari i një hoteli, Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar për të hequr çadrat dhe shezlongët në pronësi të tij dhe kanë vendosur ato të dikujt tjetër.

Sipas biznesmenit, ai e shfrytëzon prej 15 vitesh hapësirën e përcaktuar nga institucionet, ndërsa tashmë Sula thotë se sipërfaqja i ka kaluar një punonjësi policie në mënyrë të padrejtë.

Sula pohon se e ka marrë kontratën te Ministria e Turizmit por bashkia nuk pranon pagesën e kontratës sepse ka marrë pagesën nga pala tjetër.

Korrespondenti i Euronews Albania, Viktor Avdiaj intervistoi Anila Sulën, e cila ka menaxhuar plazhin për 15 vjet, dhe theksoi se subjekti që ka marrë kontratën nuk përmbush asnjë nga kriteret për menaxhimin e sipërfaqes siç janë; kulla e vrojtimit, tualetet apo dhomat e ndërrimit, andaj gjithë situata e krijuar është e padrejtë.

“Miratimin e Ministrisë së Turizmit e kemi, por pa bërë pagesa si mund të merret kontrata? Këtu është i gjithë ai korrupsioni që është bërë sepse pagesa ime nuk pranohet nga bashkia. Dua të më thonë arsyen, përse kur unë e paguaj duhet ta marri dikush tjetër? Unë i jam përgjigjur shtetit në çdo lloj mënyre që ma ka kërkuar”, tha Anila Sula.

Euronews Albania u interesua për të mësuar qëndrimin e palës tjetër, por ata nuk pranuan që të prononcoheshin.

Albert Sula thotë se është ankuar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por as nga aty nuk ka pasur një reagim.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026