Konflikt pranë zyrave të LSI në Sauk, 2 të plagosur
Një konflikt mes disa personave pranë zyrave të LSI në Sauk ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta dhe plagosjen e dy personave. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mesnatës. Burime bëjnë me dije se gjithçka ka nisur për motive banale. Personat që janë përfshirë në konflikt mësohet të jenë vëllezër të kandidatit numër 32 në Tirane nga listat e LSI, Klodian Dokës.
Zanafilla e konfliktit fillimisht ka nisur për një femër, pastaj ka kaluar tek LSI që ka sjellë plagosjen e shtetasve Roland dhe Oltjan Doka.
Një prej të plagosurve është në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe një tjetër është lënduar lehte dhe pas marrjes së mjekimit është larguar në banesë. Janë shpallur në kërkim tre persona dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë në tjetër.
Nga ana e vet, policia e shtetit përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur bën me dije se punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
“Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, sqaron policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta