Konfliktet mes sipërmarrësve, Gerti Shella: Pasojë e keqmenaxhimit të pronave

28 Qershor 2021 | 17:43

Një ngjarje e rëndë tronditi gjithë vendin në fundjavë, ku si pasojë e një përplasjeje për çështje shezlongësh në bregdet, u vranë katër persona. Gerti Shella, ekspert i qeverisjes vendore, analizoi për Euronews Albania se kujt i përket kompetenca për ndarjen e parcelave në bregdet dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarje të tilla.

Gerti Shella tha se për shkak të situatës së pandemisë, kompetenca për parcelat në bregdet ka kaluar nga qeverisja vendore, te ajo qendrore.

“Në vlerësimin tim si ekspert i qeverisjes vendore, ajo është një kompetencë e patjetërsueshme e qeverisjes vendore, por prej një viti, kjo kompetencë është marrë nga qeverisja qendrore dhe të gjitha aplikimet bëhen te ajo. Nga viti i kaluar, aplikimi për të marrë një leje përdorimi të tokës në bregdet bëhet nga e-Albania që është agjenci qeveritare. Agjencia Kombëtare e Bregdetit gjithashtu bën administrimin e  dokumentacionit për dhënien e lejes për përdorimin e parcelave në bregdet”, u shpreh z. Shella, duke shtuar se sipas tij, ky vendim ka prodhuar shumë konflikt, jo vetëm në Velipojë.

Ai tha se sipas një ligji të përcaktuar në vitin 2015, e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli bashkiak përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.

Z. Shella tha se dhëniet e lejeve duhet të kishin përfunduar në datën 6 qershor dhe procesi, sipas tij burokratik, duhet të ishte mbyllur, ndërkohë që sot jemi në fund të muajit qershor dhe akoma procedura e formalizimit se kujt i takojnë parcelat përkatëse nuk ka përfunduar.

“Mënyra se si kjo çështje i është marrë qeverisjes vendore dhe është grumbulluar e gjitha në një dorë të vetme, duket se këto vonesa mund të shkaktohet edhe për të ndarë në mënyrë korruptive parcelat e përdorimit në bregdet, ku i penalizuari i parë është publiku”, u shpreh z. Shella, duke shtuar se sipas tij, pronarët që vriten me njëri-tjetrin janë viktimë e politikave të menaxhimit të këtyre pronave.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026