Konfrontimet në protesta, Endri Shabani i ashpër: Policia është çetë e armatosur
Kryetar i Nismës Thurje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku një grup qytetarësh, kryesisht të rinj, protestuan për shtatë ditë radhazi si shenjë revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, z. Shabani tha se Policia e Shtetit është kthyer një në çetë të armatosur, e cila nuk mbron qytetarin, por kryetarin e çetës.
“Brutaliteti i policisë nuk është thjesht mungesa e profesionalizimit. Në vendet autokratike kjo ndodh, dhe fatkeqësia është që në Shqipëri Policia është çetë e armatosur e atij që është në pushtet. Nuk përfaqëson shtetin, por përfaqëson kryetarin e çetës. Policia nuk është aty për të mbrojtur institucionet. Policia angazhohet për të fshehur gjurmët se janë bashkë. Mbrojnë njëri-tjetrin, veprojnë si një çetë e armatosur. Nuk kemi arritur të ndërtojmë një polici të pavarur që të mbrojë institucionet, por kryetarin e çetës”, tha ai.
Ai përshëndeti reagimin e të rinjve në protestë, ndërsa kritikoi ato zëra, të cilët kanë ngritur alarmin se të rinjtë po thyejnë institucionet.
“U thanë se disa të rinjtë vandalë kanë dalë në rrugë dhe po na thyejnë pronën e përbashkët. Cilën pronë të përbashkëta? Të gjitha pasuritë e përbashkëta këtu janë privatizuar. Po na sulmojnë institucionet, cilat institucione? Institucionet nuk punojnë më për qytetarët. I riu sot është i distancuar si nga prona e përbashkët ashtu edhe nga institucionet”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta