Kongresi “merr zjarr” gjatë raportimit të prokurores së përgjithshme
Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi mbrojti menaxhimin e dosjeve “Epstein” nga Departamenti i Drejtësisë, në një seancë të mbajtur mbi këtë çështje në Kongresin amerikan, ku nuk munguan debatet e ashpra.
Dëshmia e Bondi përpara Komisionit për Gjyqësorin degradoi në një betejë britmash, me kryeprokuroren që e quajti një ligjvënës demokrat një “dështak”. Ndërsa pas një përplasjeje tjetër, një ligjvënës demokrat braktisi sallën.
Seanca u mbajt pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë të dokumenteve mbi financierin e dënuar për krime seksuale dhe lidhjet e tij me figura të politikës dhe biznesit.
Në fillim të fjalimit të saj, Bondi e quajti Epstein një “përbindësh” dhe u tha viktimave të tij se i vinte keq për abuzimin që kishin përjetuar.
Por ligjvënësit i dhanë jetë një valë ankesash ndaj saj për mënyrën sesi Departamenti i Drejtësisë ka menaxhuar publikimin e dosjeve. Shumë prej tyre kritikuan atë që e quajtën një “dështim për redaktimin e emrave të viktimave”, sikurse e kërkon dhe ligji.
Ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal tha se në disa raste foto nudo të viktimave ishin postuar online, edhe pse identitetet e tyre ishin të mbrojtura prej dekadash.
Jayapal u kërkoi të mbijetuarave të pranishme në sallë që të ngrinin dorën nëse nuk kishin qenë në gjendje të mbroheshin nga drejtësia, veprim të cilën e bënë thuajse të gjitha.
Demokratët i bënë thirrje kryeprokurores që t’u kërkonte falje viktimave për keqmenaxhimin që institucioni në vartësi të saj u kishte bërë dosjeve përmes procesit të redaktimit. Por Bondi u kundërpërgjigj duke i cilësuar kërkesat si “teatrale”.
Situata u tensionua edhe më shumë kur edhe disa ligjvënës republikanë kërkuan llogari prej saj. Thomas Massie i tha zonjës Bondi se donte të dinte se kush ishte përgjegjës për redaktimet dhe nëse do të mbahet dikush përgjegjës për këto dështime.
Gjithashtu, kongresmenët i kërkuan prokurores së përgjithshme që të hetohen vrasjet e kryera nga agjentët e anti-emigracionit në Mineapolis.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil