Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore
Duke komentuar sulmin që vrau dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington, ligjvënësi republikan i sapozgjedhur Randy Fine thotë: “Kauza palestineze është e ligë”.
“Në Luftën e Dytë Botërore, ne nuk negociuam një dorëzim me nazistët. Ne nuk negociuam një dorëzim me japonezët. Ne i bombarduam japonezët dy herë me armë bërthamore për të marrë dorëzimin pa kushte. Kjo duhet të jetë e njëjta gjë edhe këtu”, tha Fine për Fox News.
Fine, një aleat i ngushtë i Trump, ka një histori të gjatë deklaratash anti-palestineze. Në vitin 2021, ai komentoi në një postim me një foto të një fëmije palestinez të vdekur, duke e pyetur se si fle natën: “Në fakt, mjaft mirë! Faleminderit për foton!”
Kujtojmë se konflikti ndërmjet Gazës dhe Izraelit ka rrënjë të thella historike, por përshkallëzimi më i fundit nisi më 7 tetor 2023, kur grupi palestinez Hamas ndërmori një sulm të papritur ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke marrë mbi 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite.
Pas kësaj Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ushtarake në Rripin e Gazës, ku deri më 22 maj 2025 janë vrarë të paktën 53,762 palestinezë dhe janë plagosur mbi 122,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të cituar nga Al Jazeera. Më shumë se 17,400 nga viktimat janë fëmijë. Konflikti ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare dhe zhvendosje masive të civilëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit