​Konjufca flet për mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

21 Qershor 2022 | 14:24

Në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se shpreson që në agjendë të jetë çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Konjufca beson që nëse kjo do të përfshihet në agjendë atëherë edhe do të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët kosovarë.

“Shpresojmë shumë që në takimin e radhës presidenti francez Macron së bashku në koordinim ma merr mendja me kancelarin Scholz dhe të tjerët ta fus në agjendë çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën dhe unë mendoj fort që nëse do të përfshihet në agjendë do të hedhet në diskutim, ma merr mendja që edhe do të marrim mbështetjen edhe do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Konjufca pas një takimi që ka zhvilluar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për këtë proces.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026