Konkluzionet e Ben Andonit për rezultatin e 25 prillit: PS rikuperoi me votat e LSI
Gazetari Ben Andoni gjatë analizës së tij në emisionin “Ilva Now” nxori disa konkluzione që sipas tij kanë ndikuar në humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, Partia Socialiste ka arritur që të kompensoi pa kënaqësinë duke marrë elektoratin pragmatist nga LSI.
Kurse për Partinë Demokratike shprehet se ka bërë gabime të rënda duke mos marrë pjesë në reformën territoriale dhe zgjedhjet lokale. Gjithashtu tha ai, PD çalon shumë në organizim në krahasim me PS.
“Ata (PS) që tani po parashikojnë zgjedhjet lokale nëse Gjykata Kushtetuese do t’i kthejë ato qoftë dhe pjesërisht. Një gjë e tillë nuk ndodh tek PD, humbet shumë kohë. Është gabim i pafalshëm mospjesëmarrja me ekspertë shumë të mirë që PD në reformën territoriale, është e paimagjinueshme”, tha z. Andoni.
Gazetari u shpreh më tej se edhe në bashkëpunimin me LSI pati një paqartësi pasi baza e PD e ka vuajtur sjelljen e kësaj force politike në zgjedhjet e vitit 2013 ku doli nga koalicioni dhe u bashkua me PS.
“Është e paimagjinueshme për bazën, e cila e ka vuajtur në kurriz sjellje ne LSI dhe të përtypte këtë kthesë të madhe. Votat e LSI në momentin që po flasim më shumë kanë furnizuar PS dhe më pak PD”, tha ai.
Pikërisht duke marrë një pjesë të mirë të votave nga LSI, PS tha z. Andoni arriti që të ruante rezultatin që kishte në zgjedhjet e vitit 2017.
“PS kishte bjerrje të madhe në Durrës dhe Tiranë, ka rikuperuar përmes LSI pasi elektorati i saj është pragmatist. Goditja që ka marrë LSI në këtë mandat është gati e parikuperueshme”, u shpreh gazetari.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit