Konstituohet komisioni për raportin e Dick Marty, Manja: S’jemi komision hetimor
Është konstituua Komisioni i Posaçëm Hetimor për raportin e Dick Marty mbi akuzat e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime në territorin e Shqipërisë. Nën drejtimin e Ulsi Manjës, mbledhja e parë e këtij komisioni, që do të ketë afat pune jo më të gjatë se 3 muaj, nuk kishte debat.
Në fjalën e tij, Manja theksoi se ky komision do të ketë në fokus të punës së tij verifikimin e zbatueshmërisë së ligjit në verifikimin e dhënave në raportin e Dick Marty.
“Për të qenë të qartë me opinionin publik, Komisioni i Posaçëm nuk është Komision Hetimor. Nga pikëpamja formale dhe procedurale, veprimtaria e këtij komisioni bazohet në nenin 24 të rregullores së Kuvendit. Ky është një komision ekuivalent me komisionet e përhershme, por do të jetë një komision i përkohshëm dhe që ngrihet për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, tha Manja.
Vendimi i parë i këtij komisioni ishte caktimi i relatorëve, të cilët do të jenë Klotilda Bushka nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe Elena Xhina nga deputetët e pavarur. Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u prezantua edhe Sekretariati Teknik, që do të asistojë gjatë gjithë punimeve komisionin e posaçëm parlamentar.
Përbërja e komisionit të posaçëm përbëhet nga: Ulsi Manja, kryetar, Enver Roshi, zëvendëskryetar, Klotilda Bushka, sekretare, si dhe anëtarët: Ermonela Felaj, Alket Hyseni, Adnor Shameti, Edmond Stojku, Myslim Murrizi dhe Elena Xhina.
Ky komision u ngrit me kërkesë të mazhorancës qeverisëse dhe vendim të Parlamentit me vendim në fund të nëntorit. Objekti i komisionit është: “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta