Konsumoi një gozhdë brenda akullores, gruaja nga Florida dëmshpërblehet me 14 mln dollarë

29 Mars 2026 | 14:41

Një grua nga Florida është dëmshpërblyer me 14 milionë dollarë dëmshpërblim pasi gëlltiti gozhda dhe copa metalike nga një akullore që bleu në vitin 2018.

Mësohet se ajo më 11 shtator 2018, Brandi Buckley bleu akullore nga Bruster’s Ice Cream në Palm Bay përmbante gozhda ose copa të shumta metalike që nuk ishin të dukshme.

Ajo përshkroi ndjesinë e diçkaje të ngecur në fyt kur mori kafshatën e parë, fillimisht duke menduar se ishte një copë arrë. Megjithatë, kur vizitoi spitalin dhe iu nënshtrua një grafie, u zbulua se kishte gëlltitur një gozhdë.

Sipas padisë, objektet metalike ishin të ngulitura në akullore, gjë që nuk e lejoi atë t’i vinte re ato në kohë. Buckley pësoi lëndime serioze dhe të përhershme .

Ajo dhe bashkëshorti i saj pretenduan se lëndimet rezultuan në pamundësinë e tyre për të pasur më fëmijë, ndërsa ata gjithashtu u ankuan për shpenzime të konsiderueshme mjekësore, humbje të të ardhurave dhe mundësi të reduktuara punësimi në të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026