Zgjedhjet dhe demokracia- Përse jemi 100 vjet pas?
Kontestimi i zgjedhjeve nga partitë që humbin zgjedhjet nuk është diçka e re në historinë e Shqipërisë.
Gazetari Mentor Kikia, në emisionin “Përse” në Euronews Albania sjell një vëzhgim të rrallë mbi një shekull parlamentarizëm. 1921-2021, zgjedhjet e para dhe të fundit që kemi zhvilluar, ngjasojnë në mënyrë të trishtë mes tyre.
Nga votimi kolektiv, përdorimi i shtetit dhe pushtetit, presioni mbi votuesit, njerëzit e fortë me armë që qëndrojnë pranë qendrave të votimit dhe kriminelët që i shërbejnë njerëzve të politikës.
Nëpërmjet dokumenteve të ruajtur nga arkivat, te emisioni dëshmohet mjedisi politik dhe niveli i demokracisë në zgjedhjet e vitit 1921.
Në vitin 1921 dy emra të njohur, Myfid Libohova dhe Fejzi Alizoti, përmes një letre drejtuar kryeministrit Iliaz Vrioni, denoncojnë ndërhyrjen e shtetit në garën zgjedhore mes grupimeve politike në krahinën e Gjirokastrës.
“Të përzjerit sheshazi të nëpunësve në favor të grupit të Sulejman Delvinës, për shembull nënkomiseri i policisë së Gjirokastrës, Besim Hamit, pa u ndrojtur fare, bënte propagandë për grupin e Sulejman Beut, duke frikësuar popullin”.
Ndërkohë, në 2021 edhe opozita ka bërë denoncim për manipulim vote: “PS në qarkun e Gjirokastër kishte drejtues politik Bledar Çuçin, i renditur i katërti në listën shumëemërore. Drejtori i Fushatës ishte shtetasi Arianit Arapi, ish-shefi i policisë, i hetuar për lidhje me drogën dhe bandën famëkeqe të Shullazit. Lidhja mes Çuçit dhe Arapit daton që nga viti 2017, kohë kur Çuçi kandidonte si deputet për qarkun e Gjirokastrës dhe Arapi mbante funksionin e drejtorit të Policisë së qarkut të Gjirokastrës duke u përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin e votive”.
Historiani Paskal Milo e sheh këtë ngjasim të zgjedhjeve të vitit 1921 me ato të vitit 2021, si një defekt të madh historik të shqiptarëve në 100 vjet.
“Mendoj që është një defekt i madh historik i shqiptarëve, që në 100 vjet kanë bërë shumë pak progres, për të materializuar atë që quhet vullneti i shqiptarëve. Në dokumentet që unë kam studiuar gjenden argumente që vërtetojnë se ne kemi dobësi gjenetike, që nuk arrijmë dot ende të manifestojmë cilësi evolucioniste në formimin e kulturës së një kombi” tha historiani Paskal Milo.
Ndërsa për historianen Valentina Duka, debatet politike në parlamentin e vitit 1921 ishin më interesante.
“Përsa i përket debateve politike, sigurisht që shumë më interesante ishin debatet në parlamentin e vitit 1921, ku kishte intelektualë që jo vetëm intelektin, por edhe pasurinë e tyre e kishin vënë në shërbim të kombit”, thotë historiania Valentina Duka.
Historiania Nevila Nika shprehet se historia duhet të na mësojë, ndërsa për znj. Duka ka ardhur koha që humbësi të përshëndesë fituesin në zgjedhje.
“Kjo është e bukura e historisë, prandaj thonë mësoje të kaluarën se e përsërit. E kaluara të vjen prap në kohë, por në një formë ndryshe”, thotë historiania Nevila Nika.
“Elita politike shqiptare duhet të jetë më e vëmendshme ndaj interesave të kombit edhe sot kur ka debate të mëdha mes asaj se si e ka fituar mazhoranca pushtetin dhe se si opozita e konsideron masakër elektorale. Ka ardhur koha që humbësi të përshëndesë fituesin” përfundon znj. Duka.
Djegia e gruas në makinë, i ati ngre dyshime për rrëmbim
“Durova 20 vite”, rrëfimi i një gruaje të dhunuar në “Përse”
Shqipëria, e ndotur apo e pistë?
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta