“Durova 20 vite”, rrëfimi i një gruaje të dhunuar në “Përse”

28 Korrik 2021 | 18:40

Në emisionin e radhës “Përse” vjen dëshmia e një gruaje që pas 20 vjetësh në një shtëpi “burg”, siç e cilëson ajo shtëpinë e burrit të saj në një zonë në veri, ia ka dalë të marrë divorcin dhe të jetojë në Tiranë.

Gazetari, Mentor Kikia ka intervistuar gruan në kushte anonimati për arsye sigurie, ku ka treguar gjithë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës me bashkëshortin që e dhunonte.

Frika se burri do kthehej shpejt në shtëpi dhe do e dhunonte apo nëse do ushtronte dhunë ndaj fëmijëve, e ka shoqëruar gjatë 20 viteve të martesës.

Dhuna fizike filloi javën e parë të martesës dhe me shpresën se ai nuk do ushtronte më dhunë pas ardhjes në jetë të djalit ajo ka qëndruar për 10 vjet me të, para se të vendoste të largohej.

“Kam qëndruar me shpresën se do ndryshonte pas lindjes të djalit dhe për mamin, e cila ishte e sëmurë nga zemra dhe nuk doja t’i shkaktoja probleme. Katër muaj pas ndarjes nga jeta të saj u largova nga shtëpia e bashkëshortit”, thotë gruaja e dhunuar.

Por sërish vendosi të kthehej me bashkëshortin, pasi familjarët e saj i thanë që t’i jepte një mundësi të dytë me argumentin se ai nuk do ushtronte më dhunë.

Asgjë nuk ndryshoi në 10 vitet e ardhshme, deri kur ajo vendosi t’i dilte për zot vetes.

Divorci ka qenë një mendim konstant në mendjen e saj, por kërcënimet e burrit e detyronin të qëndronte. Ndërsa denoncimi në polici ka munguar sepse gruaja pretendon se policia nuk do i zgjidhte problemin por do e lironte në mbrëmje.

Sipas saj, arsyeja se pse bashkëshorti ushtronte dhunë është rritja në një familje, ku babai zihej me nënën e tij dhe vëllai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Vendimin për t’u divorcuar e kishte marrë, pasi ishte e bindur se edhe djali i saj duke u rritur në atë mjedis të dhunshëm do të bëhej si i ati. Me mbështetjen e njerëzve të afërt ajo kërkoi ndihmë në një qendër në Tiranë me fokus te gratë e dhunuara.

“Mos i duroni burrat e dhunshëm. Unë i dhurova 20 vjet nga jeta ime një njeriu që nuk meritonte asnjë ditë” – bëri thirrje ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Djegia e gruas në makinë, i ati ngre dyshime për rrëmbim

Dhuna e përsëritur është një realiteti të cilin e pranojnë shumë gra të cilat shpesh janë nënshtruar me shpresën se situata do ndryshojë. Ato nënshtrohen...
19:01 | 28/07/2021

Shqipëria, e ndotur apo e pistë?

Shqipëria vazhdon të jetë në një situatë të vështirë përsa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane. Fakti që nuk është një vend industrial ka bërë...
18:30 | 21/07/2021

Rinia në krizë, cilat janë modelet dhe idhujt e saj?

Të rinj, gra dhe burra vërshojnë drejt institucioneve që duhet të ishin institucione kulturore, për të ndjekur shfaqe, por për të takuar idhujt e tyre,...
18:59 | 14/07/2021