Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

4 Qershor 2026 | 12:13

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën një punonjës policie dhe mbeti i plagosur një tjetër efektiv.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari kritikoi ashpër opozitën për mënyrën se si po trajtohej ngjarja në sallën e Kuvendit.

Ministri bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat policore dhe se efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai garantoi se do të kryhet një vlerësim i plotë i menaxhimit të situatës në terren dhe se, nëse do të konstatohet nevoja, do të merren të gjitha masat administrative, disiplinore dhe ligjore përkatëse.

Fjala e plotë e ministrit Lamallari:

“Kam kërkuar disa herë fjalën e s’më është dhënë! Të çohesh për një minutë heshtje në nderim të punonjësit të vrarë po ditën e sotme dhe të vijosh pastaj me këtë teatër të shëmtuar. Ruaj zot shqiptarët nga ata njerëz të paskrupuj, me maska që janë të gatshëm të ecin mbi viktima vetëm për të arritur qëllimin e tyre populist.

Por ju s’keni lidhje fare me atë protestë, ata ju përbuzin. Ju po bëni një teatër, ju flisni dhe i bëni pyetje ministrit të Punëve të Brendshme dhe vetëm fjalën nuk ia jepni. Ky është një teatër i shëmtuar që unë e refuzoj.

Zonja drejtuese e seancës, lutem vendosni qetësinë në sallë, sepse po sillen si fëmijë.

Zotrote, atë deformimin e mbiemrave, mos u mundo kot, se ekskluzivitetin e deformimit e ka bufoni i grupit tuaj, nuk e ke ti! Kështu që kujdes!

Ndërsa ju zotëri atje, mund të shkoni në protestë vetë të dytët, mundohuni të kapni ndonjë reels atje, por s’keni lidhje fare me atë, nuk frymëzoni, ju njohin dhe ata!

Zoti Shehaj, ti ke dalë nga kjo parti dhe nuk të beson askush.

Z. Kapri po kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme mbi një situatë, pasi një minutë më parë ishte ngritur në shenjë respekti ndaj policit të vrarë… a mund të pushoni, e mbani pak qetësi!?

Nëse do ta kuptosh, duhet të më dëgjosh! Mos bëj zhurmë se është e turpshme kjo që bëni.

Z. Këlliçi, teksa ata dy ish-kolegët tuaj po mundoheshin të ndërhynin, unë po komunikoja me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili më njoftoi se për fat të mirë, efektivi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Dhe unë këtu të garantoj ty dhe çdo njëri tjetër, që do të bëhet gjithë vlerësimi i menaxhimit të situatës atje, do të merren masat e duhura administrative, disiplinore, ligjore etj., edhe për këtë të siguroj.

Nga ana tjetër unë kam ardhur këtu për interpelancën në respekt të kërkesës suaj, nëse vazhdojmë me këtë teatër të shëmtuar, vazhdoni, turpi qoftë me ju, unë do të largohem sepse është më e rëndësishme të jem atje në spital, të vizitoj efektivin e plagosur sesa të rri në një show të shëmtuar që qytetarët shqiptarë e përbuzin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në...
10:41 | 01/07/2026