Kontestohet mbreti Charles, monarku pritet me vërshëllima në katedralen e Edinburgut

5 Korrik 2023 | 18:50

Mbreti Charles i Tretë dhe mbretëresha Camilla mbërritën të mërkurën në katedralen e Edinburgut, për ceremoninë solemne të kurorëzimit skocez të monarkut.

Teksa hyri në objektin e kultit, Charles u prit nga duartrokitjet e mbështetësve të shumtë, por edhe nga disa thirrje kundër tij të bëra nga manifestues anti-monarki, që ishin përzjerë me turmën.

Më parë ishte zhvilluar korteu mbretëror përgjatë asaj që njihet si Milja Mbretërore, të cilës i parapriu ai i vullnetarëve të shërbimeve publike që shoqëruan deri në katedrale gurët e çmuar të kurorës, që mbaheshin në kështjellën e Edinburgut.

Në godinën e shenjtë hynë edhe princi William dhe bashkëshortja Kate, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Në qendër të kryeqytetit skocez u mblodhën mijëra fansa të çiftit mbretëror, por edhe shumë manifestues anti-monarki, të cilët ngrinin parullën “Ti nuk je mbreti im”.

Policia skoceze u tregua më tolerante krahasuar me atë londineze, që zgjodhi një linjë të ashpër me arrestime të shumta të protestuesve që kundërshtuan kurorëzimin e Charles-it të Tretë më 6 maj në kryeqytetin britanik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026