Kontrabanda e naftës në Shqipëri, në dy raste u shmangën 700 mijë euro taksa

15 Shtator 2022 | 14:06

Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor për numrin e automjeteve tregojnë se përgjatë dekadës së fundit numri i tyre thuajse është dyfishuar.

Por, dyfishimi i numrit të automjeteve nuk është shoqëruar me rritje domethënëse të konsumit të karburanteve. Nga të dhënat e Doganave rezulton se konsumi ka qëndruar konstant me mesatarisht 450-470 mijë ton në vit.

Grafiku tregon se nga 2011 deri në 2020 konsumi i karburanteve është rritur me vetëm 20 mijë tonë, pavarësisht rritjes së numrit të mjeteve nga 390 mijë në më shumë se 710 mijë. I njëjti fenomen nuk ka ndodhur në vendet fqinje.

Maqedonia e Veriut harxhonte rreth 600 mijë tonë karburante në vitin 2011. Në 2020, konsumi kaloi 1 milion ton.

Nga kjo sasi, një pjesë shkon për termocentraleve dhe rreth 850 mijë ton është konsumi nga automjetet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kosovën. Në të dyja rastet bëhet fjalë për një rritje të konsumit të naftës me 30 deri në 40 për qind.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë për Euronews Albania se në bazë të krahasimit me rajonin ka vend për dyshime.

“Ka një mospërputhje mes sasive të naftës që importohen në Shqipëri dhe rendimentit të makinave shumëzuar me numrin e makinave. Kjo mospërputhje prodhon diskutim. Sasia duhej të ecte paralelisht me numrin e makinave. Ngre shumë dyshime”, u shpreh Soko.

Sekuestrimi i naftës në javët e fundit kanë përforcuar akuzat se një pjesë e mirë e saj hyn kontrabandë. Në dy operacione të policisë janë sekuestruar mbi 700 mijë litra naftë.

Aktualisht, barra e taksave për një litër naftë në Shqipëri është rreth 1 euro, që do të thotë se me 700 mijë litra naftë kontrabandë janë shmangur 700 mijë euro taksa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026