Kontrata e Ronaldos në rrezik pas akuzave ndaj Man Utd, priten masa ndëshkimore
Deklaratat bombë të Cristiano Ronaldos pak orë më parë në drejtim të skuadrës së Mançester Junajtid, nuk kanë kaluar pa vëmendjen e këtyre të fundit.
Drejtuesit e djajve të kuq menjëherë po hetojnë rastin në fjalë, ndërsa do të merren edhe masa ndaj yllit portugez. Sipas asaj çka raportojnë mediat britanike, futbollisti pritet që të dënohet me gjobë rreth 1 milion paund.
Reagimet kanë qenë të shumta, nga ish-futbollistë kryesorë të Mançester Junajtid, të cilat dënojnë veprimin e tij.
Sipas tyre arsyeja pse Ronaldo po e bën diçka të tillë është fakti se kërkon largimin e menjëhershëm nga të kuqtë, që duket se do të ndodhë në janar.
Por çfarë ndodhi konkretisht? Në një intervistë ekskluzive për ‘The Sun’, Ronaldo ngriti një sërë akuzash ndaj drejtuesve të Manchester United, e konkretisht dhe ndaj trajnerit Ten Hag.
Sipas 5 herë fituesit të Topit të Artë, ai ndihet i tradhtuar nga skuadra ku bën pjesë, pasi nuk është trajtuar në mënyrën e duhur. E gjithë kjo situatë pritet të zgjidhet me largimin e numrit 7, ndërkohë që skuadra si Napoli dhe Sportingu i Lisbonës qëndrojnë në pritje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)