“Kontrata Rinore Kombëtare”, 70% e të rinjve zgjedhin si problematikën më shqetësuese papunësinë

21 Prill 2021 | 08:27

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve ka përgatitur Anketën “Kontrata Rinore Kombëtare”, e cila i është adresuar të rinjve dhe të rejave anembanë Shqipërisë nga mosha 14-30-vjeç.

Anketa “Kontrata Rinore Kombëtare” ka si qëllim të sjellë kërkesat, pritshmëritë dhe zërin e të rinjve tek ata që duhet të dëgjojnë, por edhe që marrin vendime në emrin e tyre: Politikanët dhe Vendimarrësit!

Disa gjetje:

  • 70% e të rinjve zgjedhin si problematikën më shqetësuese papunësinë.
  • 70% e të rinjve shprehen se pandemia COVID 19 tek ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës nga ana e familjarëve të tyre.
  • Sipas 81% të të rinjve në mbarë vendin, qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për të reduktuar nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve në Shqipëri.
  • Mbi 60% e të rinjve shprehen se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.
  • Mbi 53% e të rinjve shprehen se problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre sot është niveli i lartë i korrupsionit në universitete.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026