Kontroll mbi udhëtarët, marrëveshja Shqipëri-SHBA për luftën kundër krimit ndërkombëtar
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një sistem të përbashkët për të kontrolluar udhëtarët.
Memorandumi i bashkëpunimit ka marrë miratimin në komisionet parlamentare dhe pritet të votohet së shpejti edhe në seancë plenare.
Por çfarë përmban dokumenti i firmosur nga ambasadorja Yuri Kim dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në fokus është minimizimi i rreziqeve që lidhen me shfrytëzimin kriminal dhe terrorist të udhëtimit ndërkombëtar, si dhe kërcënimeve të tjera në fushën e sigurisë kufitare, me anë të analizës dhe vlerësimit të informatave për pasagjerët.
Për këtë do të ngrihet edhe një sistem elektronik me ndihmë të autoriteteve të sigurisë dhe doganave të SHBA-së për të identifikuar personat që përbëjnë rrezik për sigurinë e Amerikës dhe anasjelltas.
Krahas informacioneve për pasagjerët, marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e informacionit për ekuipazhet, identifikimin e rrjeteve kriminale apo rreziqeve ndaj kërcënimit të sigurisë të panjohura më parë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta