Kontrolle në IEVP Peqin, gjenden 3 telefona, fisha karikimi dhe disa shishe me alkool
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve këtë të shtunë ka dalë me një njoftim ndërsa ka bërë me dije se kanë vijuar kontrollet në burgje. Këtë të shtunë mësohet se janë zhvilluar kontrolle në IEVP Peqin.
Mësohet se nga kontrollet në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë, Gazmend Braka i njihur si Gaxahi. Atij iu gjetën 1 shishe me raki, 2 shishe uiski, 1 shishe verë dhe 2 karikues telefoni. Me herët po këtij të dënuari i janë gjetur edhe arapate celulare ku gjykata i ka shtuar dënimin me 1 vit burg pavarësisht se ai është i dënuar me burgim të përjetshem.
Në qelinë e një të dënuari tjetër mësohet se u gjet 1 iPhone, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless. 2 telefona celularë të tjerë, 1 karikues dhe 3 shishe raki iu gjetën dhe sekuestruan një të dënuari tjetër.
“Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin. Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.
Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni. Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë