Kontrolle në Kapshticë, Policia sekuestron 32 mijë euro të padeklaruara
Policia Kufitare në Kapshticë ka bërë të mundur parandalimin e transfertës së paligjshme të parave jashtë vendit.
Gjatë kontrolleve të kryera, autoritetet doganore zbuluan një shumë prej 32 mijë eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar nga poseduesi i tyre.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit”, njofton policia.
Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta