Kontrolle në të gjithë vendin, Policia pezullon 66 leje drejtimi
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset kryesore pas aksidenteve të shtuara në ditët e fundit.
Në harkun kohor prej 12 orësh në të gjithë vendin janë pezulluar 66 leje drejtimi, ndërsa janë aplikuar 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
“Gjatë ditës së sotme, në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, makina të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, kanë kosntatuar një numër të madh shkeljesh”, thekson policia.
Sipas Policisë, 39 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 27 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e pijeve alkoolike.
Një ditë më parë, katër anëtarë të një familjeje nga Patosi u përplasën për vdekje në autostradën Fier-Vlorë në zonën e quajtur “Kripa”.
Ata po ktheheshin nga Greqia në Shqipëria, por misioni i tyre ndërpre në mes pasi një mjet tip “Audi” i goditi nga mbrapa duke u marrë jetën.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta