Kontrollet në rrugë, 83 shoferëve u hiqet patenta, mbi 2800 të gjobitur
Policia Rrugore në përpjekje për të forcuar kontrollin dhe parandaluar aksidentet rrugore pas aksidentit të rëndë në autostradën Fier-Vlorë ku humbën jetën katër pjesëtarë të një familjeje, ka nisur aksion në të gjithë vendin prej 2 ditësh.
Në 24 orët e fundit nga kontrollet e ushtruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 52 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara, matur me radar, dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Një prej rasteve më flagrante sipas informacioneve të Policisë së Shtetit është gjobitja e një drejtuesi automjeti me BMW në superstradën Tiranë-Durrës që ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 172 km/h, në një kohë kur limiti i lejuar është 90 km/h.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Nga këta, 512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mos rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mos ruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta