Kontrolli ndaj Trump, prokurorët refuzojnë të publikojnë detajet e mandatit
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka deklaruar se kundërshton publikimin e dokumentit që prokurorët përdorën për të siguruar dritën e gjelbër nga gjyqtari federal për kontrollin e resortit te ish-presidentit Donald Trump në Florida.
Përmes një komunikate, Departamenti i Drejtësisë ka argumentuar se një lëvizje e tillë do të kompromentonte hapat e ardhshëm hetimorë të çështjes.
Aleatët republikanë të Trump shtuan në ditët e fundit thirrjet drejtuar kryeprokurorit Merrick Garland për të publikuar dokumentin, që do të zbulonte provat që prokurorët i treguan gjykatësit për ta bindur atë se kishin motive të besonin se Trump kishte kryer krime kur kishte lënë detyrën.
Të premten e kaluar, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, një gjykatë federale në Florida publikoi mandatin e kontrollit dhe dokumente të tjera ligjore që tregonin se agjentët e FBI-së ishin larguar me 11 dosje me informacion të klasifikuar nga resorti “Mar a Lago”.
Disa nga dosjet mbanin etiketën “top secret”, niveli më i lartë i klasifikimit i rezervuar për informacionet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin