Kontrollorët e Albcontrol apelojnë vendimin e “arrestit me burg”

15 Prill 2021 | 12:56

Tre kontrollorët e arrestuar rreth një javë më parë, të akuzuar si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, kanë apeluar vendimin e shkallës së parë dhënë ndaj tyre.

Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, kontrollorët kanë depozituar këtë të mërkurë kërkesën për masë më të butë sigurie.

Rreth një javë më parë Gjykata e Tiranës, caktoi masën “arrest me burg”, ndaj kontrollorëve Armando Fezga dhe Muhin Mezin, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Si provë kryesore ndaj tyre prokuroria ka përgjimet telefonike dhe sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në rrjetin social, WhatsApp.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Alehando Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

Në disa raste prokuroria thotë që të dyshuarit e kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegët e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë bërë debate deri sa i kanë bindur për të firmosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026