Korabi surprizon Tiranën, bardheblutë eliminohen nga Kupa e Shqipërisë
Klubi i futbollit të Korabit arriti të eliminojë nga Kupa e Shqipërisë Tiranën, rezultat surprizë ky për kampionët e vendit, të cilët i kanë bërë një nisje aspak të mirë këtij sezoni.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në impiantin sportiv Skënder Halili, u mbyll pa gola dhe shkoi në pjesë shtesë, mirëpo kur u duk sikur gjithçka do të zgjidhej me njëmbëdhjetëmetërsha, Korabi shënoi golin e fitores me 22-vjeçarin Xhuliano Skuka në minutën e 119-të.
Për t’u vlerësuar është fakti se dibranët luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 68-të, kur mbrojtësi Nikolin Duka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Tiranën dhe e treta në pesë ndeshjet e fundit. Eliminimi nga kupa ka bërë që në mjediset bardheblu të qarkullojnë zërat e parë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Emmanuel Egbo, i cili pak muaj më parë e drejtoi ekipin drejt titullit të parë kampion të Shqipërisë pas dhjetë vitesh.
Në ndeshjet e tjera, Teuta konfirmohet si një skuadër mjaft e konsoliduar dhe me sa duket do të jetë pretendente në të gjitha frontet për këtë sezon.
Durrsakët fituan bindshëm 5-0 ndeshjen e kupës përballë Kastriotit, që këtë vit është pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
Ndërkohë që për Partizanin mjaftoi një gol i xhamaikanit Brian Brown në minutën e 19-të për të kaluar në fazën tjetër pasi fitoi minimalisht 1-0 përballë Apolonisë.
Skënderbeu, nga ana tjetër, fitoi 3-0 me Pogradecin, Kukësi mposhti 2-1 Besën ndërkohë që Bylis u mund 2-1 nga Dinamo.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta