Korça rikthehet në shkollë, mbarimi i pushimeve duket se është mirëpritur nga nxënësit

13 Janar 2021 | 08:37

Mbarimi i pushimeve dhe rikthimi në bankat e shkollës duket se është mirëpritur nga nxënësit e shkollave fillore në Korçë.

Para mikrofonit ata shprehen se mësimi në shkollë, është më mirë se online, pasi në shkollë u jepet mundësia për të qenë më aktivë dhe të përqendruar në mësim, por edhe më afër me shokët e tyre.

“Në shkollë sepse mësuesit janë më të angazhuar, mësimi e kupton shumë herë më mirë dhe nuk ke me pas probleme të merresh me to në shtëpi, pasi jo të gjithë e kanë mundësinë për të pasur telefonatat e tyre dhe komoditetin e shtëpisë”, tha një nxënëse. 

“Gjithashtu edhe interneti, për shembull në klasën time jo të gjithë e kanë mundësinë që të zhvillojnë mësim online në normalitet, ndërsa mundësinë për të ardhur në shkollë e kanë të gjithë”, u shpreh ajo më tej. 

“Më mirë në shkollë. Sepse e kuptoj më mirë mësimin dhe është gjëja më e mirë. Përdoren maskat dhe dezinfektantët”, tha një tjetër.

“Më kishte marrë malli sepse kisha kohë pa takuar shokët, më mungonin dhe mësuesit. Të dyja janë opsione të mira edhe online për shkak të situatës së Covidit, por edhe në shkollë sepse zhvillimi i mësimit kuptohet më mirë”, u shpreh një tjetër nxënëse.

“Them të vazhdohet nëpër shkolla, në klasë dhe jo online. Sepse marrim me shume informacione, më shumë gjëra”,  tha një nxënës.

Ka edhe nga ata të cilët do të donin të ishin duke zhvilluar mësimin në shtëpi.

“Mendoj se është më mire në shtëpi. Sepse gjendja tashmë po përkeqësohet, rastet po shtohen shumë sidomos në qytetin e Korçës, kështu që në shtëpi do të ishte me mire mësimi, pavarësisht se në shkollë është me ndryshe pasi mësimi kuptohet me lehtë, me mësuesit kontakti është me i lehtë”, tha një vajzë.

Vetë prindërit e përqafojnë idenë e të rikthyerit të fëmijëve të tyre në institucionet arsimore.

“Nëpër shkolla është më mirë se në shtëpi njëherë i kanë prindërit njëherë si kanë, një di ta përdorë internetin, njeri s’di, kështu që më mirë në shkollë. Po frikë nuk kemi, se do kujdes e nga ana jonë, se fëmijë janë, do t’i mbrojmë me të tëra anët”, tha një prind.

Euronews Albania u përpoq të merrte një prononcim nga drejtoria e kësaj shkolle lidhur me masat anti-COVID, por kjo gjë u ndalua nga drejtuesit e drejtorisë arsimore të Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026