Korçë, përplasje për votën, simpatizantë të PD ndalojnë një makinë, policia i procedon

24 Prill 2021 | 12:34

Një tjetër incident me dyshimet për shitblerje vote në sfond është shënuar në fshatin Podgorie të Korçës.

Sipas të dhënave nga Partia Demokratike, disa të rinj të angazhuar në ruajtjen e votës kanë ndaluar në mesnatë një makinë, ku janë gjendur lista e zgjedhësve te fshatit Podgorie.

Lista e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati dhe gjithnjë sipas Partisë Demokratike, këto materiale policia refuzoi t’i bëjë publike. Nga ana tjetër, policia ka dalë me një deklaratë ku duke sqaruar ngjarjen, ka referuar edhe procedimin penal në gjendje të lirë për 3 simpatizantë të Partisë Demokratike nën akuzën e “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026