Koreja e Jugut gjuan në drejtim të trupave ushtarake të Koresë së Veriut

23 Gusht 2025 | 16:02

Një situatë jo e zakontë ka ndodhur këtë të shtunë në kufirin e dy koreve. Koreja e Jugut ka raportuar se ka hapur zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut të cilët kanë kaluar kufirin gjatë kësaj jave.

Lideri i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka kërkuar raporte më të mira me Korenë e Veriut shtet që ka armë bërthamore dhe ka premtuar se do të ndërtohet “besim ushtarak”, por Pheniani ka thënë se nuk ka interes që të përmirësojë raportet me Seulin.

Ushtria e Seulit tha se disa ushtarë të Koresë së Veriut e kaluan kufirin të martën teksa po punonin në Zonën e Demilitarizuar e cila është mbushur me mina dhe ndan dy Koretë.

Ky inkursion nxiti “forcat tona të realizojnë të shtëna paralajmëruese”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Seulit përmes një deklarate, duke shtuar se “ushtarët koreanoveriorë më pas u kthyen në veri” të kufirit de fakto.

Mediat shtetërore të Phenianit thanë më herët të shtunën se incidenti ndodhi ndërsa ushtarët e Koresë së Veriut punonin për të siguruar kufirin që ndan gadishullin, duke cituar një deklaratë të Gjeneralit të Ushtarit Ko Jong Chol.

Duke e quajtur këtë incident si “të paramenduar dhe provokim të qëllimshëm”, Ko tha se ushtria e Seulit përdori një mitraloz dhe gjuajti 10 fishekë drejt trupave të Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Konfrontimi i fundit në kufi mes rivalëve të kamotshëm ndodhi në fillim të prillit, kur ushtria e Koresë së Jugut kreu të shtëna paralajmëruese pas rreth dhjetë ushtarë të Veriut e kaluan kufirin.

Ushtria e Koresë së Veriut njoftoi në tetor të vitit të kaluar se po bënte në mbyllje totale të kufirit jugor, duke thënë se kishte dërguar një mesazh te forcat amerikane për të “parandaluar çdo keqkuptim dhe konflikt aksidental”.

Pak më vonë, ajo detonoi pjesë të rrugëve dhe shina hekurudhore të papërdorura, që lidhin Veriun me Jugun.

Ko paralajmëroi se ushtria e Koresë së Veriut do të hakmerrej kundër çdo ndërhyrjeje në përpjekjet e saj për të mbyllur përfundimisht kufirin.

“Nëse veprimi i kufizimit ose pengimit të projektit, i cili nuk ka karakter ushtarak, vazhdon, ushtria jonë do ta konsiderojë atë si provokim të qëllimshëm ushtarak dhe do të marrë masat e duhura të kundërpërgjigjes”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale

Nga kjo e diel, kompanitë e inteligjencës artificiale do të përballen me rregulla të reja në Bashkimin Evropian. Sipas Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale...
20:45 | 28/07/2026

“Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?

Aktorja Emma Roberts zbuloi për ndjekësit arsyen pse vendosi të veshë një fustan të zi në festën pas dasmës së saj me aktorin Cody John....
20:41 | 28/07/2026

Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq

Kina ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me rebelët Huthi të Jemenit për t’u mundësuar tankerëve të saj të lundrojnë nëpër Detin e Kuq jugor pa...
19:55 | 28/07/2026