Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë

30 Dhjetor 2024 | 17:26

Autoritetet në Korenë e Jugut po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit ajror që u mori jetën 179 personave. Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë kërkuar dëmshpërblim nga qeveria.

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut bëri homazhet e tij në një qendër përkujtimore në Muan, në nder të viktimave të incidentit ajror. Kreu i shtetit vendosi një trëndafil të kuq, një gjest tradicional në funeralet koreane, dhe u përkul tek altari.

Avioni që vinte nga Bangkoku, u përplas ditën e diel teksa përpiqej të ulej në Muan, pasi një nga komandat e tij dështoi të aktivizohej. Ministria e Transporteve të Koresë së Jugut deklaroi se mund të hetojë 101 avionë të të njëjtit model, “Boeing”.

“Kemi 101 avionë të këtij lloji që veprojnë në vend. Po shqyrtojmë mundësinë që t’i kontrollojmë të gjithë ata”.

Ndërkohë, familjarët e viktimave u bënë thirrje autoriteteve të dërgojnë më shumë ekspertë për të ndihmuar në rikuperimin e trupave dhe për hartimin e dëmshpërblimit.

“Mënyra e vetme që familjarët e viktimave të ndjejnë se për ta është bërë diçka është të ndihmohen financiarisht. Sepse kryetari i një familjeje ndërroi jetë, sepse prindërit e një fëmije ndërruan jetë. Si mund ta sigurojnë jetesën ata të vetëm?”.

Hetimet për përcaktimin e shkaqeve të atij që mund të konsiderohet incidenti më i rëndë ajror në dekada vazhdojnë. Qeveria në Seul ka shpallur 7 ditë zije për 179 viktimat.

Ka ende shumë të panjohura se çfarë e shkaktoi aksidentin e së dielës.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse përplasja me një tufë zogjsh ishte arsyeja se piloti humbi kontrollin e avionit.

Piloti kishte njoftuar se avioni ishte përplasur me shpendë dhe incidenti u shpalos disa minuta ndërsa edhe kulla e kontrollit e aeroportit kishte lëshuar një paralajmërim mbi rrezikun e përplasjes me shpendë.

Mbetet gjithashtu e paqartë se pse nuk ishin aktivizuar rrotat e uljes së avionit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një grup hetuesish për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit dhe përplasjes së tij me një mur betoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026