Një goditje zogjsh mund të ketë shkaktuar problemet në avionin e Koresë së Jugut
Avioni i Jeju Air mori një paralajmërim për goditjen e shpendëve pak para se të tentonte të ulej në Muan, ndërsa piloti deklaroi ‘mayday’ vetëm një minutë më vonë.
Një zyrtar i emergjencës së Koresë së Jugut tha të dielën se hetuesit po “supozojnë” se ose një “goditje zogjsh” ose “përkeqësimi i kushteve të motit” shkaktoi problemet te avioni në Korenë e Jugut, i cili pasi u ul në pistë pa hapur rrotat, mbetën të vdekur rreth 179 njerëz pasi avioni shpërtheu kur u përplas në një mur në fund të pistës.
Shefi i stacionit lokal të zjarrfikësve Lee Jeong-hyeon u tha gazetarëve në Muan se “shkaku i saktë do të përcaktohet nga një hetim i mëtejshëm”.
Ai po fliste pasi avioni i pasagjerëve shpërtheu në flakë më herët gjatë ditës kur rrëshqiti nga pista në Muan dhe u përplas në një gardh betoni. Ministria e Transportit tha se avioni ishte një avion 15-vjeçar Boeing 737-800 që po kthehej nga Bangkok.
Megjithatë, disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje këto sugjerime fillestare, duke thënë se mbeten paqartësi për shkakun e mundshëm të problemti. Më së shumti, vëzhguesit vunë në dukje mungesën e mjeteve të uljes të parë në pamjet e përplasjes.
Redaktori i Airline News, Geoffrey Thomas, vuri gjithashtu në dyshim mungesën e dukshme të shërbimeve të urgjencës në pistë që zakonisht vendosen nëse pritet një ulje në bark.
Kur mjetet e uljes nuk funksionojnë, shkuma zakonisht shtrihet në pistë nga zjarrfikësit ndërsa më i pakuptueshëm ishte muri me të cilin u përplas avioni në fund të pistës pasi nëse ai mur nuk do të ishte pilotët bën të pamundurën e tyre dhe të gjithë mund të kishin mbijetuar.
Këtë javë, dy aeroplanë të tjerë – një nga KLM dhe një nga Air Canada – duhej të bënin ulje emergjente.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë